Teknologji

Microsoft-i zbulon Windows 11-n


Kompania teknologjike, Microsoft, ka zbuluar sistemin e vet operativ të “gjeneratës tjetër”, Windows 11, në një ngjarje virtuale.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se programi i ri do t’i lejojë aplikacionet Android të ekzekutohen në desktop-in e Windows-it.

Panos Panay, menaxheri i produktit, ka premtuar azhurnime më të vogla dhe më të shpejta të sigurisë dhe se këto azhurnime do të ndodhnin në sfond.

Gjithashtu Windows 11-a do t’i lejojë përdoruesit të konfigurojnë desktop të shumtë për punë, shtëpi dhe lojëra, ngjashëm si në Mac.

Kompania ka deklaruar se aktualisht ekzistojnë rreth 1.3 miliardë pajisje që ekzekutojnë sistemin operativ Windows 10.

Ndërkohë që javën e ardhshme, do të lëshohet për zhvilluesit e aplikacioneve një version i hershëm i pamjes së sistemit të ri.

Për përdoruesit ekzistues të Windows 10-s, sistemi i ri Windows 11 do të jetë në dispozicion si një azhurnim pa pagesë edhe pse disa pajisje nuk do të kenë specifikimet e duhura. Këto përfshijnë një minimum prej 64 gigabajt memorie dhe 4 gigabajt RAM.

Një ndryshim estetik ka të bëjë me vendosjen e butonit “Start” në pjesën e poshtme të ekranit dhe jo në anën e majtë të tij.

Windows 11-a do të ketë integrim më të ngushtë me ekipet e platformës së komunikimit të Microsoft-it. Edhe Xbox Games Pass, një shërbim pajtimi që ofron qasje në qindra lojëra, do të instalohet paraprakisht.

BBC tregon se kompania ka deklaruar se do të ndante më shumë fitime nga dyqani i aplikacioneve me krijuesit dhe zhvilluesit. Kjo pasi rivali Apple vazhdon të përballet me sfida për modelin e biznesit.

Në 2015, atëherë kur Windows 10-a nisi, Microsoft-i paralajmëeoi se do të ishte versioni përfundimtar i sistemit operativ. E prej asaj kohe ka njoftuar se Windows 10-a do të dalë në pension në vitin 2025.

Satya Nadella, shefi ekzekutiv i Microsoft-it, e ka përshkruar nisjen si “një moment të rëndësishëm në historinë e Windows-it”, por analisti Geoff Blaber nga CCS Insight, ka thënë se nuk e konsideronte atë si “një hap revolucionar”.

“Windows 11-a është një lëshim përsëritës që përcakton se ku Windows-i ka nevojë për ambicie më të mëdha, sesa futja e ndryshimeve gjithëpërfshirëse të parë me paraardhësin e tij”, ka vijuar analisti.

Ai ka shtuar se “loja përfundimtare për Microsoft-in është duke siguruar që hapi nga Windows 10-a në Windows 11-n ofron mjaft përmirësime të konsiderueshme për të kompensuar çdo ankesë”.

Analisti kryesor i Forrester JP Gownder, ka vënë në dukje se sistemi i ri operativ ishte i bazuar në kodin e Windows 10-s, i cili duhet të parandalojë defektet e azhurnimit siç janë parë në të kaluarën me Windows Vista-n.

“Këto dremitje miqësore me përdoruesit për të kaluarën janë një shpatë me dy tehe”, ka shtuar ai, shkuan BBC.

Gjithashtu “ato janë të shkëlqyera për vazhdimësinë e përvojës, por ju bëjnë të pyesni se për çfarë përfaqësojnë 11-n. A është ky vërtet më shumë një azhurnim i pasur me tipare të Windows 10-s sesa një version i plotë?”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore