Sport

Mick Schumacher dhe Nikita Mazepin afër rinovimit


Dy ulëset e fundit për sezonin 2022 të Formula 1 janë shumë afër që të vendosen.

Siç duket, skuadra amerikane Haas ka vendosur që të vazhdojë me dyshen Schumacher – Mazepin.

Këtë e ka bërë të ditur drejtuesi i skuadrës, Gunther Steiner.

Dyshja e Haas këtë vit kanë qenë shumë më të ngadaltë se pjesa tjetër e skuadrave, por kjo vjen si pasojë e makinës tejet të dobët.

Edhe pse dyshja nuk kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, ata pritet të mbesin së bashku për sezonin që vjen.

“Do të konfirmohet së shpejti”, ka thënë Steiner.

“Të presim edhe disa ditë deri sa të zgjidhet situata. Të gjithë do jenë të lumtur dhe unë nuk do t’i përgjigjem më këtyrë pyetjeve”.

Kontratat priten të nënshkruhen para garës së Sochi-t këtë fundjavë.

Haas shpreson që me ndryshimin e rregullave, ata mund të kthehen dhe të luftojnë për një pozitë në “mesfushë”.

Mazepin dhe Schumacher shihen si pilotët ideal për të ardhmen, andaj dhe Haas nuk po shqyrton asnjë mundësi tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore