Muzikë

Michelle Obama e vlerëson maksimalisht albumin e ri të Beyonce-s


Ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Michelle Obama nuk i ka kursyet lëvdatat e saj karshi Beyonce dhe ndoshta ajo ka kënduar disa këngë nga albumi “Cowboy Carter”.

Obama, 60-vjeçe, ndau vlerësimin e saj për përkushtimin e 32-herë fitueses së ‘Grammy-it” ndaj muzikës, duke e quajtur atë si “një rekordthyese dhe krijuese e historisë”.

“Me ‘Cowboy Carter’, ti e ke ndryshuar lojën edhe një herë duke ndihmuar në ripërcaktimin e një zhanri muzikor dhe transformimin e kulturës sonë. Jam shumë krenare për ty”, tha Obama për albumin e tetë në studio të Beyonce – i njohur gjithashtu si “Akti II” i albumit të saj të “Renaissance”.

Beyonce dhe Michelle Obama.

Në deklaratën e saj, të shpërndarë përmes Instagramit, ajo e konsideroi publikimin e ri si “një kujtesë se pavarësisht gjithçkaje që kemi kaluar për t’u dëgjuar, parë dhe njohur, ne ende mund të kërcejmë, të këndojmë dhe të jemi ata që jemi pa falje”.

Obama dha mbështetjen e saj për projektin, duke shtuar se ai është një kujtesë e fuqisë që ne të gjithë kemi brenda nesh.

“Ka fuqi në historinë tonë, në gëzimin tonë dhe në votat tona – dhe ne mund të përdorim secili dhuntitë dhe talentet tona për të bërë zërin tonë të dëgjohet për çështjet që kanë më shumë rëndësi për ne”, vazhdoi mbishkrimi i saj.

Fotoja e përdorur për mesazhin ishte ajo që Beyonce, 42 vjeçe, e ndau më parë në rrjetet e saj sociale për të njoftuar albumin e ardhshëm.

Në kopertinën e albumit, krijuesja e hitit “Jolene” ulet mbi një kalë të bardhë – me njërën dorë mban frerët e kafshës dhe me tjetrën mban flamurin amerikan.

Në postimin e saj të gjatë, Obama u bëri thirrje mbështetësve të saj që të paraqiten “në kutinë e votimit këtë vit”.

“Çështjet që ndikojnë më shumë tek ne janë në votime në të gjithë vendin – nga paga e barabartë dhe drejtësia racore te kujdesi shëndetësor riprodhues dhe ndryshimet klimatike. Dhe siç thotë Queen Bey në fund të ‘Ya Ya’, ne duhet të ‘mbajmë besimin’ prandaj voto!’”, shkroi alumi i Ligjit të Harvardit, duke iu referuar një prej 27 këngëve të paraqitura në album.

Autorja e “Light We Carry” e mbylli mesazhin e saj duke ofruar një faqe interneti ku individët e interesuar mund të regjistroheshin për të votuar.

Dhe kjo nuk është hera e parë që Obama ndan mbështetjen e saj për superyllin.

Në një postim në qershor të vitit 2022, vendasja e Çikagos ndau emocionet e saj për një nga projektet e artistes në atë kohë.

“Mbretëresha Beyonce, e ke bërë përsëri!” Obama shkroi në X (i njohur më parë si Twitter).

“’Break My Soul’ është kënga që të gjithëve na duhet tani, dhe nuk mund të mos kërcej dhe këndoj së bashku ndërsa e dëgjoj. Mezi po pres për albumin”, pati shkruar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore