Sport

Mexican Open: Nadal, Norrie, Tsitsipas dhe Medvedev në çerekfinale


Rafael Nadal ka regjistruar fillimin më të mirë të një viti në karrierën e tij me fitoren që arriti përballë Stefan Kozlov për të arritur çerekfinalet e Mexican Open.

Kampioni i Australian Open zgjati ecurinë pa humbje në 12, me një fitore 2-0 me sete përballë Kozlov.

Nadal fitoi 6-0, 6-3 në sete duke mos e kontestuar në asnjë moment fitoren.

Spanjolli theu rekordin personal për fillimin më të mirë të një sezoni, që e kishte në vitin 2014.

Atë botë, Nadal fitoi 11 ndeshje me radhë para se të mposhtej nga Stan Wawrinka në finalen e Australian Open.

Nadal do të përballet me Tommy Paul në çerekfinale.

Në rast se fiton aty, 35-vjeçari mund të përballet me Daniil Medvedev në gjysmëfinalen, kundërshtarin që me shumë mund e mposhti një muaj më parë.

“Është e rëndësishme të fitosh sa më shpejtë që është e mundur, por më e rëndësishmja është të fitosh”, tha Nadal pasi fitoi ndeshjen në vetëm 1 orë e 16 minuta.

Medvedev-it në anën tjetër iu deshën vetëm 64 minuta që të fitonte përballë spanjollit Pablo Andujar, 6-1, 6-2, në dy sete.

Në raundin tjetër ai do të përballet me Yoshihito Nishioka.

Nëse Medvedev i shkon deri në fund këtij turneu dhe fiton titullin në Meksikë, ai do të bëhet numri një i botës në tenis, duke parakaluar Novak Djokovic.

Në anën tjetër, numri një i Britanisë, Cameron Norrie, fitoi 1-2 (6-7, 6-3, 6-4) me sete përballë amerikanit John Isner.

Stefanos Tsitisipas arriti një fitore shumë të lehtë në vetëm 47 minuta, 6-1, 6-0, përballë amerikanit JJ Wolf.

Tsitsipas do të përballet në çerekfinale me Marcos Giron, derisa Norrie përballë me gjermanin Peter Gojowczyk.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore