Auto

Metoda e re për shndërrimin e dioksidit të karbonit në karburant avioni


Studiuesit e udhëhequr nga Universiteti i Oxfordit kanë zhvilluar një strategji për krijimin e karburantit nga gazi serrë natyror.

Ekipi hulumtues publikoi një studim mbi një proces të ri shkencor që do të transformonte dioksidin e karbonit(CO2)  në ajër, në një karburant alternativ që mund të furnizonte avionët ekzistues.

Ambientalistët janë shprehur se fluturimi komercial dëmton klimën me sasinë masive të CO2 që avionët lëshojnë globalisht.

Udhëtimet ajrore përbëjnë rreth 2.5 % të emetimeve të dioksidit të karbonit në të gjithë botën.

“Ne duhet të ripërdorim CO2 sesa thjesht ta varrosim ose të përpiqemi ta zëvendësojmë atë në industrinë e aviacionit”, tha Peter Edwards, një profesor i kimisë inorganike në Oxford dhe një studiues kryesor i projektit. “Kjo ka të bëjë me një ekonomi të re dhe interesante, të ndërgjegjshme për klimën, dhe aviacionin.”

Karburantet e avionëve rrjedhin nga nafta e papërpunuar. Kjo është një përbërje organike e pa rinovueshme e përbërë vetëm nga atome hidrogjeni dhe karboni.

Karburantet e avionëve janë të ngjashme me benzinën sepse që të dy vijnë nga lëndët djegëse fosile. Sidoqoftë, ata kalojnë nëpër procese të ndryshme rafinimi, gjë që rezulton në karburantin e avionit të jetë më i rëndë.

Studiuesit e Oxford-it hulumtuan për këtë proces, duke e kthyer gazin përsëri në një lëng të përdorshëm përmes “djegies organike”.

“Ndërsa ky është një zhvillim i ri interesant, procesi i përgjithshëm nuk është diçka që do të zgjidhet dhe tregtohet lehtësisht”, shprehen ata.

Ekipi i Oksfordit dëshiron që brenda tre vjetësh të kryejë një udhëtim transatlantik bazuar në karburantin e tij artificial./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore