Mete takim me Misionin e FMN-së: Do të përmirësojmë administrimin e mbledhjes së të ardhurave

Ervin Mete, ministër i Financave dhe Ekonomisë, ka zhvilluar takimin hapës me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të Artikullit 4.
Ai ka informuar përfaqësuesit e FMN-së mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe pritshmëritë për situatën makroekonomike dhe fiskale.
Kurse shefja e misionit, Anke Weber, ka prezantuar fushat kryesore ku do të fokusohen përfaqësuesit e FMN-së gjatë ditëve në vijim në takimet me autoritetet shqiptare.
Mete ka theksuar ndër të tjera angazhimin për të vijuar konsolidimin fiskal, përmirësimin e administrimit në mbledhjen e të ardhurave dhe zbatimin e reformave të mëtejshme.
Kurse Weber ka treguar se disa prej fushave kryesore ku do të përqendrohet misioni do të jenë analiza dhe perspektiva e treguesve makroekonomikë, fiskalë e financiarë dhe projeksionet për to, reformat strukturore dhe performanca e vitit 2023.
Misioni i FMN-së do të qëndrojë në Tiranë nga data 17-27 tetor dhe do të zhvillojë një seri takimesh, ndërsa në fund është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shqipëria është kthyer në parajsën e re të pensionistëve italianë
-
Tentoi të kalonte kufirin me mallra të jashtëligjshme, arrestohet në Morinë një 60-vjeçar
-
Arrestohet adoleshenti, pasi grabiti dy persona me pistoletë lodër
-
Zgjerimi i BE-së do të përfaqësonte një dëshmi të përkushtimit për një integrim më të madh rajonal
Lajmet kryesore
-
Konjufca i del kundër Kurtit: Kosova do të duhej ta propozonte vetë Statutin e Asociacionit
-
Shqipëria është kthyer në parajsën e re të pensionistëve italianë
-
Iran: Familja e Mahsa Aminit ndalet në aeroport, nuk lejohet të marrë çmimin e BE-së
-
Zgjerimi i BE-së do të përfaqësonte një dëshmi të përkushtimit për një integrim më të madh rajonal