
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe kryeministri i mandatuar i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kanë zhvilluar një takim me në qendër të vëmendjes çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian për të dy vendet.
Meta ka theksuar gjatë takimit domosdoshmërinë e çeljes sa më parë të negociatave për anëtarësim.
Mbi to, ai ka mbajtur një qëndrim, i cili e vendos Shqipërinë në të njëjtën rrugë me Shkupin, për sa i përket mbajtjes së Konferencës së Partë Ndërqeveritare me union.
Mirëpo, Maqedonia e Veriut momentalisht vuan pasojat e një vetoje bullgare mbi anëtarësimin e saj.
Pjesë e diskutimeve ka qenë edhe investimi infrastrukturor i Korridorit të 8-të.
Sipas kreut të shtetit, ai do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Po ashtu, edhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Një faktor i rëndësishëm në stabilitetin e shtetit maqedonas është edhe ai shqiptar.
Me një Qeveri, që ka në kabinet thuajse gjysmë shqiptar, presidenti përshëndeti kontributin e tyre për zhvillimin e demokracisë dhe progresin e vendit në proceset euroatlantike.
Nga ana tjetër, Kovaçevski siguroi se një nga prioritetet e Qeverisë maqedonase në fushën investimeve, do të jetë pikërisht Korridori 8.
Gjithashtu, ai shtoi se do të jetë plotësisht i angazhuar në drejtimin e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndëretnike në vend. Po ashtu, edhe për thellimin në të gjitha fushat e bashkëpunimit me Shqipërinë.
E gjithë kjo, në interesin më të mirë të qytetarëve të dy vendeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Si iu dha fund digave në Parkun Kombëtar të Vjosës?
-
Çfarë simbolizon 22 marsi i 1992-it?
-
“Beogradi një gjë, Prishtina një tjetër – askush nga serbët në Kosovë s’e ka të qartë çfarë marrëveshje u arrit” – Intervistë me politologun serb nga Veriu Ognjen Gogiç
-
Diplomati gjerman: S’ka Asociacion nëse serbët në veri nuk marrin pjesë në zgjedhje