
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët nga qyteti i Vlorës. Duke folur nga Vlora, Kreu i Shtetit iu kundërpërgjigj akuzave të kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama. Presidenti i quajti shpifje akuzat e kryeministrit se “Presidenti shkon natën në Vlorë për LSI-në”.
Sa herë që kryeministri të më përmendë apo gënjejë nga Vlora, përgjigjen do të vij dhe t’ia jap nga Vlora, se Vlora e meriton të mos jetojë më me gënjeshtra, por me dinjitetin që i takon”, tha ai.
Presidenti i bëri thirrje partive t`u kushtojnë rëndësi programeve, dhe të japin më tepër llogari për premtimet e dhëna. Meta bëri thirrje për dekriminalizimin e listave të kandidatëve.
“Më 25 prill Shqipëria do t’u takojë shqiptarëve dhe jo oligarkëve. Ky është angazhimi im dhe betimi im dhe ky është nga Vlora”, përmbylli presidenti.