Lajme

Mësymja e rusëve në Kharkiv, me Spetsnaz


Në orët e para të 27 shkurtit, u konfirmua lajmi që forcat ruse kanë arritur të depërtojnë në Kharkiv.

Kjo u njoftua në “Telegram-in” e kreut të Administratës Shtetërore Rajonale, Oleg Sinegubov.

Pamjet e para nga qyteti verilindor zbulojnë një detaj të rëndësishëm të mësymjes ruse.

Ajo po kryhet nga forcat speciale Spetsnaz. Po të njëjtat trupa që hynë me 300 automjete nga Donbas-i një ditë para pushtimit.

Detaji që e përforcon këtë të dhënë është mjeti Tigr-M SpN që është i personalizuar për misionet e Spetsnaz-ve.

Forcat ruse Spetsnaz janë konfiguruar kryesisht për misione zbulimi, kundër kryengritjeve dhe projektimit të fuqisë.

Ato krahasohen me Regjimentin 75-të Ranger të SHBA-ve ose Brigadën e 16-të Britanike të Sulmimit Ajror sesa me forcat e vërteta speciale.

Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të Rusisë, megjithatë, është një njësi e vërtetë e forcave speciale.

Misionet e tyre variojnë nga zbulimi i fushëbetejës dhe sabotimi prapa linjave te trajnimi i guerilëve dhe, gjithnjë e më shumë, mbështetja e regjimeve aleate kundër kryengritjeve dhe protestave.

Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha dislokimet e fundit, duke përfshirë Krime-në, Donbas-in dhe Siri-në.

Forcat Spetsnaz janë veçanërisht të orientuara drejt operacioneve të “luftës politike”, duke reflektuar interesin e veçantë të Moskës për integrimin e misioneve ushtarake konvencionale me “masa aktive” të fshehta.

Kharkiv

“Situata në qytet është shumë e tensionuar” thekson kryebashkiaku i Kharkiv-it, Igor Terekhov.

Një video me pajisje armike në qytet tashmë është shfaqur në rrjet. Sipas Anton Gerashchenko, në këto momente janë duke u zhvilluar luftime në rrugë.

“Kharkiv, ngrihu! Një grup i forcave speciale të Federatës Ruse sapo ka hyrë në qytet përmes Alekseevka. Ka një luftë në rrugën Chernyshevsky / Skrypnyk”, shkroi ai.

Kujtojmë që Kharkiv-i është qyteti i dytë më i populluar i Ukrainës, i barabartë me Estoninë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore