Jetesë & Stil

Mësoni – për foto më cilësore – 8 teknikat e fotografisë


Ilustrimi: Teknika e reflektimit në realizimin e fotografisë

Për fotografët pa përvojë, bërja e një fotografie mund të duket e thjeshtë: thjesht shkrepni.

Por, të bërit fotografi është shumë më tepër se kaq.

Nga zgjedhja e subjektit të duhur dhe krijimi i një përbërjeje interesante, te gjetja e dritës më të mirë, deri te përqendrimi dhe stabiliteti i fotografit.

Nëse doni ta çoni fotografinë tuaj në nivelin tjetër, këto janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të mësoni se si të bëni fotografi të mira.
Sapo të mësoni këto teknika themelore, do të përmirësohen jashtëzakonisht rezultatet tuaja.

Drita është elementi fizik me fondamental për të parë dhe krijuar fotografinë. Nga vetë nocioni “Fotografi” nënkuptojmë, diçka që shkruhet me anë të dritës.

Është shumë e rëndësishme që te fotografia të njohim dallimin midis ndriçimit të drejtpërdrejtë (të ashpër) dhe ndriçimit të butë.

Cilësitë e hijes gjithashtu ndikojnë shumë në mënyrën e dukjes së subjektit.

No description available.

No description available.

Shumë nga fotot më të mira përfshijnë vetëm një temë interesante. Prandaj, kur bëni një fotografi, kaloni ca kohë shtesë në konfigurimin e fotografisë.

Disa fotografë profesionistë të fotografisë thonë që subjekti nuk duhet të mbushë të gjithë kornizën dhe se dy të tretat e fotografisë duhet të jenë hapësirë ​​negative – kjo e ndihmon subjektin të shpërfaqet edhe më shumë.

Hapësira negative i referohet zonave përreth dhe midis subjekteve të një imazhi, e cila mund të bëjë një foto nga ” e mirë ” në ” e mrekullueshme “.

Kur përfshini shumë hapësirë ​​boshe në një foto, subjekti juaj do të dalë më shumë në pah dhe do të shkaktojë një reagim më të fortë. E cila në shumë raste është një hapësirë ​​e madhe e qiellit të hapur, ose një fushë e zbrazët, apo një mur i madh.

No description available.

Gjeni perspektiva të ndryshme.

Bërja e fotografive nga një kënd unik,  i papritur, mund t’i bëjë ato më të paharrueshme.

Ka tendencë të krijojë një iluzion të thellësisë ose lartësisë me subjektet.

Kjo gjithashtu e bën imazhin të dalë në pah, gjë që mungon në fotot që bëhen zakonisht, meqë ato shkrepen nga celulari dhe kryesisht e kanë këndin e drejtë.

No description available.

No description available.

Të luajmë më reflektime.

Ka një arsye që sytë tërhiqen nga reflektimet. Pra duhet të kërkoni mundësi për të luajtur me to në foto.

Ka shumë vende për të gjetur reflektime – pellgje, ujëra më të mëdha, pasqyra, syze dielli, gota për pije, sipërfaqe metalike etj.

No description available.

Në disa fotografi, ekziston një vijë që tërheq shikimin e shikuesit drejt një pjese të caktuar të kornizës. Ato quhen linja drejtuese.

Linjat drejtuese janë të shkëlqyera për të krijuar një ndjenjë të thellësisë në një imazh dhe mund ta bëjnë foton tuaj të duket e dizajnuar me qëllim.

No description available.

Simetria mund të përkufizohet si “një ndjenjë e paqartë e proporcionit dhe ekuilibrit harmonik dhe të bukur”.

Dhe fotografitë që përmbajnë simetri mund të jenë tepër të këndshme për syrin – është gjithashtu një nga mënyrat më të thjeshta dhe më tërheqëse për të kompozuar një foto.

No description available.

Simetria mund të përkufizohet si “një ndjenjë e paqartë e proporcionit dhe ekuilibrit harmonik dhe të bukur”.

Dhe fotografitë që përmbajnë simetri mund të jenë tepër të këndshme për syrin – është gjithashtu një nga mënyrat më të thjeshta dhe më tërheqëse për të kompozuar një foto.

No description available.

Kapni detaje të vogla.

Mund të keni dëgjuar frazën: “Janë gjërat e vogla”, por kjo për fotografi nuk vlen pasi që detajet janë ato që e bëjnë një pamje vizuale vërtet tërheqëse.

No description available.

Mos kini frikë t’i editoni.

Përbërja dhe marrja e fotografisë suaj të smartphone-it është vetëm hapi i parë për ta bërë atë vizualisht tërheqës. Editimi i fotove tuaja është hapi tjetër – dhe një hap shumë kritik.

Filtrat mund të jenë një mjet i vlefshëm fotografik, veçanërisht kur bëhet fjalë për dy qëllime: Heqja e njollave nga një fotografi, dhe duke e bërë foton të duket edhe më e bukur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore