Sport

Mesazhi i largimit nga Sergio Ramos


Mbrëmë u zyrtarizua që pas 16 viteve, legjenda e Real Madrid-it, Sergio Ramos, do të largohet nga klubi.

Sot, klubi organizoi një event përshëndetës për të, ku Ramos tha shumë gjëra në konferencën për shtyp.

Por, tani, kapiteni i Los Blancos, ka dërguar edhe një mesazh në Twitter, ku shkruan:

“Kurrë nuk e kam menduar që kjo ditë do të vijë, por çdo gjë ka një fillim dhe një fund”.

“Sot, unë i them mirupafshim shtëpisë time, tifozë të mi, shokëve të mi, kësaj fanelle për të cilën kam japur gjithçka, të cilës ia kam dhuruar zemrën dhe shpirtin. Sot i them mirupafshim Real Madrid-it”.

“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë krenarinë që ndjejë kur e shikoj këtë rrugëtim që zgjati plot 16 vite”.

“Po largohem me 22 tituj që do të mbesin në mendjen time si emocione të pariparueshme dhe të papërshrueshme”.

“Faleminderit klubit, shokëve të skuadrës dhe trajnerëve. Dhe faleminderit juve, posaqërisht, madrilen. Nga thellësia e zemrës time, falemeninderit të gjithëve që e bëtë të mundur dhe më shoqëruar në këtë udhëtim”.

“Nuk do të them lamtumirë, do të thëm shihemi së shpejti, sepse unë do të kthehem”.

Sergio Ramos ende nuk ka ndonjë ide për klubin me të cilin do të bashkohet, duke lënë çdo mundësi të hapur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore