
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” është ulur avioni i parë që pas situatës së krijuar ditën e djeshme më 7 prill.
Ashtu siç bëri të ditur në deklaratë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, avioni i “Air Albania” ka mbërritur nga Stambolli me sasinë e radhës së vaksinave.
“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në median sociale Facebook.
Të pranishëm në ambientet e aeroportit ishin Balluku, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj.
“Vaksinat arritën pas një vështirësi që kemi pasur dje pas një greve të paligjshme nga kontrollorët.Parashikohen fluturimet esenciale”, tha Balluku në fjalën e saj.
Ndërkohë Manastirliu e ka cilësuar ngjarjen si “të paprecedentë”.
“Sipas saj situata vuri në risk planin e vaksinimit masiv”, theksoi ministrja më tej.
Ministri Ahmetaj sqaroi se është marrë autorizimi për të negociuar për 50 mijë doza Sputni-V që do të vijnë javën e ardhshme.
Ditën e djeshme kontrollorët e Albcontrol ndërprenë punën duke shkaktuar bllokimin e fluturimeve në aeroport.
Albanianpost.com
Lajmet kryesore
-
Veliu konfirmon akuzat mbi ngjarjen në Elbasan, nuk ka materiale zgjedhore në sekuestro
-
Ndërkombëtarët, apel shqiptarëve: Mos e shisni votën!
-
Maas në Prishtinë flet për ‘non-paper’-in slloven – Gjermania kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan
-
Kim-Soreca-Celibashi/ Pas takimit në KQZ, ambasadorja falenderon Ramën dhe Bashën