Jeni duke menduar se çfarë të përgatisni për një drekë apo darkë me plot shije? Ne ju prezantojmë me një nga recetat më të popullarizuara – Merluc me salcë domatesh.
Përbërësit
600 gramë fileta peshku merluc
400 gramë domate të konservuara
2 decilitra lëng domatesh
1 kokë qepë
2 thelpinj hudhre
100 g ullinj të zinj
1 lugë gjelle majdanoz i grirë
1 decilitër verë e bardhë
1 lugë gjelle piper i kuq i bluar
3 decilitra vaj
200 gramë miell
1 limon, borzilok, piper i zi
Erëza të përziera
Përgatitja
Fillimisht, merrni filet e merlucit dhe pritini në copa të mëdha dhe sipër nisni të hidhni erëza të përziera, teksa në varësi të shijes, bashkëngjitni edhe kripë e piper të zi .
Spërkateni me lëng limkoni dhe më pas rrotullojeni në përzierje të miellit me piper të kuq të bluar.
Pasi ta keni mpirë me miell, lëshojeni në tiganin me vaj të nxehtë dhe mos ndaloni së fërguari derisa të skuqen.
Në anën tjetër, merreni qepën dhe priteni atë në formë të kubeve, po ashtu shtypni edhe hudhrën, teksa domatet e konservuara bluajini në mikser.
Në pak vaj kaurdisni qepët, e pastaj shtojini domatet e konservuara, hudhrën, borzilokun dhe erëza sipas shijes. Derdhni verën e bardhë dhe lëngun e domateve, shtojini ullinjtë dhe ziejini pak.
Filetat e fërguara të merlucit renditini në tavën rezistuese ndaj zjarrit të lyer me vaj, ndërkohë derdhini salcat e përgatitura dhe ushqimi pjekët për 20 minuta në furrën e nxehtë paraprakisht në 200 gradë Celsius.
Ju bëftë mirë!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin