Përballje

Mërgim Berisha, heroi i Augsburg-ut kundër Bayern-it


Ndeshjet e së shtunës në Bundesliga ishin interesante dhe befasuese.

Dueli mes Augsburg-ut dhe Bayern Munich-ut përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Bayern-i, por Augsburg shfrytëzuan rastin që kishin.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 59-të, të cilin e shënoi Mërgim Berisha.

Berisha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 31-të, ndërsa në pjesën e dytë, ishte po ai që i dha fitoren Augsburg-ut.

Bayern tani radhiten në pozitën e katërt me 12 pikë, ndërsa Augsburg janë në vendin e 11-të me nëntë pikë.

Në anën tjetër, Dortmund ka fituar ndeshjen kundër Schalke-s, për të zënë pozitën e parë në Bundesligë.

Kjo ndeshje ishte plotësisht e dominuar nga Dortmund-i, por ata nuk gjetën golin deri në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Goli erdhi në minutën e 79-të, të cilin e shënoi 17-vjeçari Youssoufa Moukoko, për ta ngritur Dortmund-in në pozitën e parë.

Fatkeqësia e madhe e ndeshjes ishte dëmtimi i Marco Reus, i cili nuk ka pasur fat me lëndime gjatë karrierës së tij.

Gjermani është dëmtuar përsëri, kur kanë mbetur dhe dy muaj nga fillimi i Kupës së Botës, Katar 2022. Ai është larguar me barelë në minutën e 32-të.

Ndeshjet e tjera në Bundesligë përfunduan kështu:

Bayer Leverkusen 1:1 Werder Bremen

Stuttgart 1:3 Eintracht Frankfurt

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore