Merezhko: Sulmi ndaj Kosovës sikurse sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës – dikush po vepron sipas modeleve Putinit
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Ukrainës, Aleksandar Merezhko, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), ka ngritur paralele midis sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës dhe pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2014.
“Stili i përfshirjes duket i njohur, sikur dikush po vepron sipas modeleve të sjelljes së [presidentit të Rusisë] Vladimir Putin. Nuk e përjashtoj që Rusia me ndihmën e përfaqësuesve të saj në Ballkan po përpiqet të provokojë një luftë të re ballkanike për të larguar vëmendjen nga agresioni rus në Ukrainë”, ka thënë Merezhko në adresimin e tij para përfaqësuesve evropianë.
Ai ka kërkuar nga “disa shtete” në rajonin e Ballkanit Perëndimor të ndalojnë praktikën e përdorimit të pakicave kombëtare në shtetet fqinje si “mjet politik” kundër sovranitetit të shteteve përkatëse – një referencë indirekte për Serbinë e cila në vazhdimësi ka përdorur serbët e shpërndarë nëpër vendet fqinje për të minuar paqen, posaçërisht në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.
“Çdo shtet ballkanik, duke përfshirë edhe ato të krijuara si rezultat i gjenocidit të kryer kundër tyre, meritojnë të jenë të pavarur dhe të lirë nga ndërhyrjet e jashtme në punët e tyre. Disa shtete në Ballkan duhet të ndalojnë përdorimin e pakicave kombëtare në shtetet fqinje si një mjet politik kundër sovranitetit të atyre shteteve”, ka theksuar Merezhko.
Në këtë drejtim, deputeti ukrainas ka potencuasr se Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE) vetëm nëse shkëputet nga e kaluara e saj, lëvizë drejt njohjes de jure të pavarësisë së Kosovës dhe do t’i bashkohet BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin e nisur ndaj Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
“Unë nuk besoj se [presidenti i Serbisë] Aleksandër Vuçiç ka ndonjë iluzion në lidhje me mundësinë për të rivendosur kontrollin mbi Kosovën. Mua më duket më shumë si një lojë politike, ku Vuçiç përdor çështjen e njohjes së Kosovës si levë në këtë lojë. Është interesante se Serbia de facto e ka njohur tashmë Kosovën. Do të ishte e përshtatshme dhe e drejtë të bëhej de jure”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Serwer: SHBA-ja të ndihmojë Kosovën në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në veri
-
Abdixhiku: Kurti mashtroi, varfëroi dhe izoloi një popull të tërë
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gjyqi në zjarr i Macron
-
Serwer: SHBA-ja të ndihmojë Kosovën në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në veri