Sport

Mercedes prezanton makinën ‘W12’ për sezonin 2021


Skuadra shtatë herë kampione e Formula 1, po përgatitet edhe për një sezon ku konkurencën e kanë në minimum.

Më tepër bëhet fjalë për “kur” do vijë titulli i tetë, se sa “nëse” do vijë titulli i tetë.

Skuadra gjermane sot ka prezantuar ‘W12’, makinën për sezonin 2021.

Pilot të Mercedes edhe këtë sezon do jenë britanezi Lewis Hamilton dhe finlandezi Valteri Bottas.

Sezoni i Formula 1 fillon më 26 mars, me provat e lira në Bahrain.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore