Lajme

Meloni është pjesë e një operacioni në Evropë për të izoluar socialistët


Në konferencën për shtyp në fund të vitit, për një moment Giorgia Meloni hoqi dorë nga roli i saj si kryeministre për të veshur atë të presidentes së Konservatorëve Evropianë: kur ajo synonte PSE-në.

Ka një arsye pse udhëheqësja e “Fratelli d’Italia” e përcaktoi Qatargate si “një vepër e socialistëve” dhe deri në një pikë të caktuar mbrojtja e nderit kombëtar ka të bëjë me të.

Të parët që e ndien këtë ishin drejtuesit e Partisë Demokratike, të cilët kanë qenë të shqetësuar për pasojat politike që mund të shkaktonte kjo aferë që kur shpërtheu skandali i ryshfetit në Bruksel.

Historia e valixheve të mbushura me para të gatshme që dërguan në burg fragmente të establishmentit të majtë, sipas drejtuesve autoritativë të Demokracisë, “rrezikon të përkeqësojë krizën e PSE dhe të lehtësojë operacionin që kundërshtarët tanë po punojnë në Evropë në funksion të zgjedhjeve të 2024-ës”.

Meloni është pjesë e këtij “operacioni”. Si presidente e ECR-së, qëllimi i saj – pas sondazheve – është të zëvendësojë Socialistët në marrëveshjen me Popullorët (PPE) dhe të krijojë një shumicë të qendrës së djathtë për udhëheqjen e Unionit.

Dialogu me PPE-në ka kohë që vazhdon: i ndërtuar nga ministri Fitto në vitet në të cilat ai punonte në Strasburg, u bë evident kur konservatorët mbështetën zgjedhjen e Metsola-s në krye të Parlamentit Evropian dhe fituan një zëvendëspresident për grupin e tyre.

Më pas marrëdhëniet me Popullorët (PPE) dolën nga anonimiteti dhe ECR-ja doli nga izolimi, në të cilin do të kishte rënë përfundimisht nëse do t’i bashkohej grumbullimit të së djathtës me aleatë të pakëndshëm si Afd dhe Fronti Kombëtar.

Një projekt ambicioz që vetëm një vit më parë dukej se ishte në kufijtë e reales, ka shënuar hapin e parë me pushtimin e Palazzo Chigi-t.

Aty ku më 22 nëntor kryeministrja priti presidentin e EPP-së, Weber, i cili e kishte kaluar kohën e tij në fushatën elektorale me një mbështetje publike në favor të qendrës së djathtë italiane.

Teza e Palazzo-s është se FdI-ja po pozicionohej me synimin për t’u bashkuar me PPE-në. Në realitet, qëllimi ishte (dhe mbetet) ndërtimi i një aleance solide me Popullorët.

Gjithashtu sepse tabloja e përgjithshme paralajmëron një ndryshim të mundshëm të shumicës në Kontinentin e Vjetër: në Francë pas Macron është një faktor i panjohur; në Gjermani SPD-ja lufton për të udhëhequr një koalicion heterogjen; ndërsa në vende të tjera – si Suedia dhe Çekia – marrëveshjet mes Partisë Popullore dhe Konservatorëve po shumëfishohen.

Në pritje për të parë se çfarë do të ndodhë në Madrid pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Prandaj batutën për “veprën socialiste” nuk e shqiptoi kryeministrja por kreu i ECR-së. Ndaj, Partia Demokratike pyet nëse “veprimi gjyqësor ndaj Qatargate do të jetë i kufizuar apo nëse një ’92 evropian do të hapet për PSE-në”.

Mbetet për t’u parë nëse “operacioni” në të cilin merr pjesë Meloni do të jetë i suksesshëm. Ka shumë variabla. Ndër këto janë rezultatet e qeverisë së saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore