Mehaj takon homologun e tij slloven: Sllovenia do të mbështesë Kosovën në proceset integruese euroatlantike

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë ditës së mërkurë ka takuar homologun e tij slloven, Matej Tonin me ç’rast ky i fundit është zotuar se shteti i tij si vend anëtar i NATO-s do të mbështes Kosovën në proceset integruese euroatlantike.
Në anën tjetër, Mehaj ka falënderuar homologun e tij slloven duke shprehur mirënjohje të lartë për kontributin e Sllovenisë në shtet-ndërtimin e Kosovës si dhe shërbimin e vazhdueshëm të forcave sllovene në kuadër të KFOR-it.
“Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë ka mbështetur në vazhdimësi edhe ngritjen dhe zhvillimin e Ministrisë sonë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes këshilltarëve në kuadër të NALT dhe bashkëpunimit tone bilateral”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Krahas diskutimeve për sfidat në mjedisin aktual të sigurisë në rajon dhe më gjerë, me ministrin Tonin u dakorduam që bashkëpunimi ynë bilateral të thellohet edhe më tej në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët”, ka vazhduar ai.
Ndryshe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me Gjeneralin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin, kanë vizituar Kampin e ‘Bondsteel’, ku u pritën në takim nga komandanti i grupit për mbështetjen e zonës, kolonel Matthew DiNenna.
“Nga Kolonel DiNenna u njoftuam me organizimin e kampit “Liya”, që është ngritur ekskluzivisht për akomodimin e refugjatëve afgan, para se të transferohen në vende të treta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

-
Ambasada amerikane në Kosovë ngre në gjysmështizë flamurin për të nderuar viktimat e Teksasit
-
Muja, kundërshtar i pakompromis i tërheqjes së 30% të Trust-it: “Do ta kundërshtoj fuqishëm edhe në Kuvend”
-
Familjarët në zi për fëmijët e vrarë në shkollën e Texas-it
-
“Shqipëria mirëpret nga ajri dhe deti mysafirët e finales evropiane”