Lajme

Mehaj përshëndet projektligjin e Senatit Amerikan: FSK-ja do të angazhohet në trajnime të përbashkëta ushtarake me SHBA-të  


Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përshëndetur projektligjin e Senatit Amerikan, i cili parasheh bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën ushtarake.

Sipas Mehajt, me këtë projektligj Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku do të angazhohet në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA-të.

“Ngritja e kapaciteteve tona, shkollimi, trajnimet, misionet dhe operacionet ushtarake, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjithnjë në bashkëpunim dhe me mbështetje SHBA-të si partneri ynë strategjik”, ka shkruar Mehaj në rrjetin e tij social në Facebook.

ShBA-të lejojnë Kosovën në stërvitjet ushtarake me forcat e NATO-s

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore