Shqipëria

Megaoperacioni për kokainën çon 15 persona në pranga


Një aksion nga Prokuroria e Posaçme SPAK, DEA amerikane dhe autoritetet malazeze, kanë dërguar në pranga 15 persona, si të dyshuar për pjesëmarrje në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Ka qenë fillimisht një raportim nga mediat malazeze, në të cilin një sasi kokaine është kapur.

Paralelisht, në një operacion tjetër të zhvilluar në Fratar të Fierit, janë sekuestruar 400 kilogramë pleh kimik, i cili ishte i përzier me kokainë.

Ajo çfarë i lidh të dy ngjarjet, është fakti se dyshohet se vendnisja e lëndës narkotike, ka qenë e njëjtë dhe dyshohet se është Kolumbia.

Hetimet mbi këtë operacion, kanë zgjatur rreth tre muaj dhe tashmë në pranga, janë vënë rreth situatave të krijuara 15 persona.

Ndër të tjera, janë gjetur edhe armë të ndryshme pas operacioneve të kryera, gjë që lë të mendohet se veprimtaria ka të bëjë me grupime të mirëorganizuara kriminale.

Gjithsesi, një deklaratë e përbashkët pritet mbi ngjarjet e koordinuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore