Kosova

Me ushtrues detyre më shumë se 1 vit në AKK, MASHTI shkel Ligjin për Zyrtarët Publikë


MASHTI

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), që drejtohet nga Arbërie Nagavci, ka shkelur Ligjin për Zyrtarë Publikë, për shkak se kanë kaluar një vit e tre muaj që kur ky dikaster kishte marrë vendim që Arbër Salihun ta emërojë ushtrues detyre të drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK).

Siç ka raportuar “Betimi për Drejtësi”, kjo pozitë, pra ku është ushtrues detyre Salihu, ende nuk ka emëruar drejtor të rregullt, dhe kjo bie në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarë Publikë, sipas të cilit, në kapitullin III, asnjë zyrtar publik nuk mund të caktohet si ushtrues detyre më shumë se një vit.

“Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë (6) muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë (6) mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë”, thotë ligji në fjalë.

Lidhur me këtë rast, nga ministria që drejton Nagavci nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje, por as vetë Salihu.

Salihu, në pozitën e ushtruesit të drejtorit të AKK-së, ishte emëruar më 21 nëntor të vitit 2022.

Për ta arsyetuar këtë vendim, nga MASHTI kishin thënë se vendimi ka ardhur pas konsultave të brendshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore