Lajme

Më shumë se 40 civilë u gjetën të vdekur nën rrënojat e një ndërtese në Kharkiv


Trupat e 44 civilëve u gjetën nën rrënojat e një ndërtese në Izyum, rajoni Kharkiv.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ukrainase, të cilat citojnë Oleg Sinegubov, kryetar i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv-it.

“Në Izyumin e pushtuar përkohësisht, nën rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe, të cilën pushtuesit e shkatërruan në dhjetëditëshin e parë të marsit, u gjetën trupat e 44 civilëve të vdekur”, deklaroi fillimisht ai.

Sipas zyrtarit ukrainas, ky është një tjetër krim i tmerrshëm lufte i forcave ruse kundër popullatës civile.

“Ne po regjistrojmë secilin dhe ata do të paguajnë për secilin!”, shtoi Sinegubov.

Kujtojmë se trupat ruse hynë në Ukrainë në mëngjesin e 24 shkurtit.

Forcat ruse fillimisht hodhën bomba mbi objektivat ushtarake dhe, më pas, qëlloi mbi ato civile, veçanërisht në rajonin e Kharkiv-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore