Stil

Mc Kresha zbulon gjininë e foshnjës në ardhje


Rep artisti nga Kosova, Mc Kresha, është mes figurave publike, i cili ka preferuar gjithmonë të mbajë të mbyllur në mënyrë hermetike jetën e tij personale. Por, së fundmi, ylli i hitit “Lej flleshat”, ka vendosur t’i hap pak letrat.

Ani pse fanatik kur fjalë bëhet për jetën private, Mc Kresha, ka bërë të ditur se ai dhe partnerja e tij, Erzina, janë në pritje të një fëmije, gjinia e të cilit është djalë.

“Me bashkëshorten dhe gocën jam tek miqtë. Jemi në pritje të një djali tani së shpejti”, ka thënë artisti në një intervistë për emisionin “D-night”.

Krijuesi i hitit “Love, love”, ka planifikuar zgjërimin e familjes, duke i shtuar asaj edhe anëtarin e katërt.

Gjithsesi, në qershor të vitit 2020, rep artisti, Mc Kresha u bë baba për të parën herë, vetëm pak muaj pas ceremonisë së dasmës.

Fotografi e shkrepur gjatë dasmës së Mc Kreshës me Erzinën.

Kresha dhe Erzina, mirëpritën në jetë vajzën e tyre, të cilën dyshja e pagëzuan me emrin – Iza.

Ndërkaq, ardhja në jetë e Izës, duket ta ketë lumturuar artistin mitrovicas në rolin e babait, pasi që ai ishte shprehur të jetë shumë i lidhur me të bijën.

“Shumicën e kohës çohem unë në mëngjes me vajzën. Nusja ime është në pritje të fëmijës tonë të dytë. Sot mëngjes isha me vajzën, duhet t’i rri gati por më kënaq. Unë jam shumë i lidhur me vajzën, kënaqem me të se është në periudhën kur po fillon të flasë”, kishtë thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore