Lajme

Mbyllet numërimi i votave, por shpallja e fituesit mund të zgjasë me ditë në Peru


Përkrahësit e kandidatit për president të partisë së “Peru Libre” të Pedro Castillo-s

Është mbyllur numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale në Peru, të premten e 11 qershorit, por rezultati i tyre ende nuk është bërë publik.

Sipas një njoftimi zyrtar, rezultati është shumë i ngushtë, por do të zgjasë me ditë njoftimi i tij.

I majti, Pedro Castillo, mbajti një epërsi prej rreth 60 mijë votash ndaj konservatores Keiko Fujimori. Kjo e fundit i ka quajtur mashtrim, pa dhënë prova të hollësishme.

Fujimori dëshiron që qindra mijëra vota të rishikohen. Vëzhguesit thonë se sondazhi i së dielës është i pastër.

Një i ri në politikë si Castillo është zotuar të rishkruajë Kushtetutën. Mësuesi i shkollës fillore ishte pak i njohur para se të fitonte raundin e parë të zgjedhjeve.

Ai bëri fushatë me një premtim për të ndihmuar të varfrit, duke futur taksa më të larta për firmat e fuqishme të minierave që prodhojnë bakër. Por ka frikë se planet e tij mund të destabilizojnë ekonominë e vendit.

Kushdo që fiton, do të ketë një detyrë të vështirë, duke sjellë së bashku një komb të polarizuar prej 32 milionë banorësh. Pasi ekonomia e vendit u shkërmoq kur u godit rëndë nga pandemia e coronavirus-it.

Sipas trupit zgjedhor Onpe, Castillo kishte 50.2% të votave kundrejt 49.8% të Fujimori-t. Votat përfundimtare erdhën nga zonat rurale dhe nga ambasadat jashtë vendit, shumica e të cilave i shkuan rivalit të tij.

Fujimori u kërkoi autoriteteve zgjedhore të rishikojnë 300 mijë vota dhe të anulojnë 200 mijë të tjerë.

Mund të duhen ditë para se të merret një vendim mbi kërkesat e saj dhe shqyrtimet e mundshme. Vetëm atëherë, gjykata zgjedhore do të jetë në gjendje të deklarojë zyrtarisht një fitues.

Në median sociale Twitter, Fujimori, e cila garoi për presidencën për herë të tretë, tha se “ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtën legjitime të miliona peruanëve deri në votimin e fundit”.

Partia e Castillo-s, “Peru Libre” ose “Free Peru”, thotë se nuk ka prova për mashtrim. Duke folur para mbështetësve nga një ballkon në kryeqytetin Lima, Castillo bëri thirrje për pajtim pas një zgjedhje përçarëse, duke thënë se “njerëzit janë zgjuar”.

Kandidati për president, Pedro Castillo
Problemet ligjore të Fujimori-t

Keiko Fujimori është vajza e ish-presidentit Alberto Fujimori. Ky i fundit po vuan dënimin me 25 vite burg për krime përfshirë korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut.

Kandidatja për presidente, Keiko Fujimori

Vetë Fujimori po hetohet për korrupsion dhe pastrim të parave. Akuza për të cilat thotë se janë të motivuara politikisht. Ajo kaloi 13 muaj në burg, midis vitit 2018 dhe 2020, kur u la e lirë me kusht.

Në një zhvillim të papritur të enjten, prokurori José Domingo Pérez kërkoi që Fujimori të kthehej në paraburgim. Me akuzën se ajo kishte qenë në kontakt me një dëshmitar, duke shkelur kushtet e lirimit me kusht.

Një vendim pritet në ditët në vijim. Fujimori tha se Pérez po përpiqej “të na shpërqendrojë” nga përpjekjet e tyre për të rishikuar numërimin e zgjedhjeve.

Një fitore në zgjedhje do të ndalonte çështjen deri në fund të administratës së saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore