Shqipëria

Mbyllen shkollat nga temperaturat e ulëta, Zhupa: Vendimet gjysmake të ministres, në kurriz të prindërve shqiptarë


“Vendimet gjysmake të ministres së Arsimit bien në kurriz të prindërve shqiptarë!”.

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Ina Zhupa, ka reaguar pas njoftimit të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, të enjten e 20 janarit se për shkak të temperaturave të ulëta, shkollat do të mbyllen tre ditë.

Sipas Zhupës, kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë ata në vështirësi se kush do kujdeset për ta tre ditë.

“Vendime të tilla kur merren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese. Siç është nxjerrja e në vendimi që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndroj në shtëpi për këtë arsye dhe mos përballet me penaliteti financiare nga punëdhënësi!”.

Sipas ministres Kushi, më 24-26 janar, procesi mësimor nuk do të zhvillohet, kjo pasi në ditë në vijim priten temperatura tepër të ulëta, “të cilat janë temperatura të jashtëzakonshme për një vend si i yni. Madje në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius”.

Ajo theksoi se orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.

“Natyrisht nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta, dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, ne do ta rishikojmë këtë vendim dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju, sepse për ne edhe procesi mësimor ka rendësi prioritare”, vijoi Ministrja.

Nga ana tjetër ajo iu drejtua edhe prindërve që marrin masa për veten dhe fëmijët, në mënyrë që t’i kapërcejmë sa më lehtë këto ditë të vështira të dimrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore