Lajme

Mbyll sytë Douglas Kirkland, fotografi i miteve të kinemasë


Douglas Kirkland, fotografi kanadez që ka portretizuar mitet e kinemasë së 60 viteve të fundit, nga Marilyn Monroe te Angelina Jolie, ka ndërruar jetë të hënën e 3 tetorit.

Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles, ku jetonte me gruan e tij Françoise.

Kirkland ishte 88 vjeç dhe muajt e fundit shëndeti i tij ishte përkeqësuar.

Në karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme, mori rreth 2 mijë detyra, fotografoi më shumë se 600 të famshëm të mëdhenj dhe ishte një “fotograf special” në setin e mbi 150 filmave.

Mes tyre përmendim filmin monumental “2001: A Space Odyssey” apo “Titanic” dhe “Moulin Rouge”.

Të gjithë e dimë shërbimin që e bëri atë më të famshëm.

55 foto të paharrueshme në vitin 1961 me ikonën e bukurisë Marilyn Monroe për Revistën Look.

Revista, asokohe, shiste 6 milionë kopje në muaj.

Seti u realizua në kulmin e suksesit të Monroe, të portretizuara në shumë poza sensuale.

Kameleoni i lenteve, gjithashtu arriti të bënte të “shkrihej” para kamerës difuze edhe Coco Chanel.

Ai ka bashkëpunuar me botimet më të rëndësishme ndërkombëtare dhe fotografitë e tij janë ekspozuar në të gjithë botën.

Douglas Kirkland ka marrë çmime të shumta duke përfshirë çmimin LUCIE për arritje të jashtëzakonshme në Fotografinë Argëtuese.

“Për mua fotografia ka nënkuptuar gjithmonë të imagjinosh dhe interpretosh njerëz, vende dhe ngjarje. Unë e kuptoj botën më mirë me një aparat fotografik”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore