Gjykata Speciale

Mbrojtja e Thaçit: Prokuroria i manipuloi deklaratat


Hashim Thaçi.

Mbrojtja e ish kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, avokati Greogory Kehoe, ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), për manipulim me prova.

Nga mbrojtja është kërkuar që paneli gjykues në tërësi të refuzoj kërkesën e ZPS-së.

Përveç kësaj në kërkesën e avokatit Kehoe, theksohet se komentet publike të avokatit që është pjesë e ekipit të mbrojtjes së Thaçit, Dastid Pallaska, për gjyqin ndaj UÇK-së, raportin e Martyt, janë në linjë me ato të Mbrojtjes së Thaçit.

Nga Prokuroria ishte kërkuar që Pallaskës, t’i tërhiqet vërejta lidhur me deklaratat që kishte bërë në televizionin publik.

Në këtë kërkesë të publikuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) thuhet së, “ZPS-ja ka manipuluar vërejtjet e Pallaskës për të prodhuar një pretendim se ky i fundit, sipas ZPS-së akuzon publikisht Prokurorinë për propagandim të ‘të pavërtetave’, për ta etiketuar Kosovën si shtet kriminal”.

“Ky manipulim i provave nga ZPS-ja me qëllim të prodhimit publik, akuzat për keqbërje kundër avokatit duhet të adresohen në mënyrë të përshtatshme nga ana e avokatit”, thuhet në kërkesë.

Sipas mbrojtjes, komentet e Pallaskës përsërisnin mbrojtjen e konsoliduar mirë dhe qëndrimet për çështjet që janë pjesë e mbrojtjes së Thaçit.

“Prandaj, mbrojtja mohon që vërejtjet e z. Pallaska të ishin të rreme ose mashtruese. Për më tepër, standardi të cilën kërkesa e ZPS-së duhet të plotësojë është e përcaktuar në Urdhrin e Trupit Gjykues për Zhvillimi i procedurës, çka e bën të qartë se ZSP-ja duhet ta provojë atë avokat bëri vërejtje të cilat ishin “mashtruese me qëllim ose me vetëdije”.

Kërkesa e mbrojtjes së Thaçit e publikuar në Dhomat e Specializuara.

Nga mbrojtja është thënë se pretendimi i ZPS-së është i bazuar në dy fragmentet e shkurtuara dhe të shkëputura të intervistës së z. Pallaska me “RTK Prime”.

Nga mbrojtja është sqaruar se Pallaska ka deklaruar se Serbia e ka për qëllim kriminalizimin e shtetit të Kosovës, e jo ZPS.

Por, kjo sipas tyre është hequr nga konteksti.

“Z.Pallaska qartësisht ka argumentuar se qëllimi i Serbisë ka qenë që Kosova të shpallet shtet kriminal. Z.Pallaska ka theksuar, se derisa ky mund të mos jetë qëllimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kjo e fundit duhet të jetë e vëmendshme për objektivin e Serbisë për të minuar shtetësinë e Kosovës”.

“Përsëri, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka hequr krejt këtë kontekst nëpërmjet elipsave për të bërë fabrikimin se Z.Pallaska e ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe jo Serbinë, për  shpalljen e Kosovës shtet kriminal”.

Teksa në kërkesën e mbrojtjes është cekur edhe një pjesë e intervistës si më poshtë.

“Tani, në këtë rast, kjo është shumë e rëndësishme për t’u shpjeguar, sepse prokuroria përsëri për herën e njëqindtë, në kundërshtim me përmbajtjen e aktakuzës, një dokument që ata e kanë hartuar vetë, thotë se ky nuk është gjykim i UÇK-së, se e gjithë UÇK-ja nuk është një anëtar i Ndërmarrjes së Përbashkët Penale”.

“Me gjithë respektin e duhur, nuk dua të debatoj në një studio televizive, por kjo është një e pavërtetë e madhe. Sepse ai prokurori z.Whiting tha se, “pretendojnë se ky është një gjykim i UÇK-së është i rremë, i pasaktë, jo i vërtetë.” Nëse nuk është e vërtetë, atëherë ose kjo ose ajo deklaratë qëndron – të dyja nuk mund të qëndrojnë. Dhe këtë, askush nuk mund të na ofendojë inteligjencës dhe na thuaj se kjo nuk thotë çfarë po thotë dhe çfarë lexoj”, thuhet aty.

Kërkesa e mbrojtjes së Thaçit e publikuar në Dhomat e Specializuara.

Sipas mbrojtjes së Thaçit kërkesa e ZPS-së nuk arrin të vërtetojë asnjë paraqitje të gabuar nga Dastid Pallaska, ose se deklaratat e Pallaskës ishin qëllimisht ose me dije mashtruese.

Gjithashtu thuhet se përveç kësaj, ajo kërkesë nuk identifikon asnjë interes publik të rëndësishëm që do të justifikonte kufizimin e të drejtave kushtetuese të z. Thaçi për një gjykim të drejtë dhe publik, si dhe të drejtën themelore të lirë të shprehjes të garantuar nëpërmjet Nenit 40 të Kushtetutës së Kosovës për z. Thaçi dhe avokatin e tij.

Pallaska në Radio Televizionin e Kosovës kishte folur për gjykimin e UÇK-së si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, tentimin për ta kriminalizuar pavarësinë e Kosovës dhe kishte dhënë disa vërejtjet për Prokurorinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore