Mbrojtja e Selimit i kërkoi trupit gjykues ta paralajmërojë Prokurorinë të mos ndikojë në dëshmitarë
Mbrojtja e ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, ka kërkuar nga trupi gjykues që të paralajmërojë Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të mos ndikojë tek dëshmitarët gjatë seancave përgatitore.
“Mbrojtja kishte argumentuar se provat përkatëse nuk ishin në listën e provave materiale. Mbrojtja e Selimit më tej kërkoi nga trupi gjykues të paralajmëronte Prokurorinë të mos ndikonte në dëshmitarin gjatë seancës përgatitore”, tha Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë në një konfrencë për media.
Griep ka theksuar se trupi gjykues kujtoi se ligji kërkon që gjatë një seance përgatitore, avokati që parashtron pyetje duhet t’i japë dëshmitarit mundësinë për rishikim të deklaratave të mëparshme.
“Kjo bëhet për t’iu siguruar dëshmitarëve mundësi të arsyeshme për t’u njohur me deklaratat e tyre të mëparshme para se të fillojnë dhënien e dëshmisë. Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se duke pasur parasysh se kishte përjashtuar një pjesë të madhe të provave të propozuara të dëshmitarit, ishte e arsyeshme që Prokuroria t’i shpjegonte dëshmitarit se kishte ende prova të rëndësishme që ai lejohej të jepte”, shtoi.
Nga mbi 300 dëshmitarë në total, deri tani janë dëgjuar 80 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-zyrtarë të misioneve, ish-komandantë e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun, ndërsa sot do të ofrojë dëshminë dëshmitari i 81-të.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ish-kryeparlamentarët kosovarë Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Rexhep Selimi akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.
Në procesin gjyqësor që ka nisur më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbrojtja e Selimit i kërkoi trupit gjykues ta paralajmërojë Prokurorinë të mos ndikojë në dëshmitarë
-
Halim Berisha, dëshmitari i radhës në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
-
Dëshmitari i 86-të në Speciale dëshmon në seancë të mbyllur
-
Specialja i largon 11 dëshmitarë dhe shtatë të tjerë dëshmojnë me shkrim ndaj ish krerëve të UÇK-së
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi