Sport

Mbrojtësi i Dortmund-it përfundon në planet e Inter-it


“Pres edhe një mbrojtës për të zëvendësuar Andrea Ranocchian”, tha trajneri i Inter-it, Simone Inzaghi, përpara sfidës së fituar në Lecce.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e klubit zikaltër janë të gatshëm t’ia plotësojnë dëshirën trajnerit të tyre dhe janë fokusuar te futbollisti i Dortmund-it, Manuel Akanji.

27-vjeçari zviceran ka edhe një vit kontratë me Dortmund-in dhe Inter-i mund ta shfrytëzojë këtë gjë për ta afruar me një çmim më të ulët Akanji-n.

Megjithatë, mediat në Itali shkruajnë se verdhezinjtë kërkojnë të paktën 20 milionë euro për ta liruar futbollistin në fjalë.

Në anën tjetër thuhet se edhe vetë zvicerani dëshiron ta provojë një aventurë të re në Serie A.

Zikaltrit nuk mund të paguajnë shumën për momentin dhe po tentojnë huazimin e tij. Nëse verdhezinjtë gjermanë pranojnë huazimin e tij, Akanji është gati të rinovojë deri në vitin 2024.

Akanji është pjesë e Dortmund-it që nga vera e vitit 2018, kur u transferua nga skuadra zvicerane, Basel, për shumën e 21.5 milionë eurove.

Ai deri më tani numëron 158 ndeshje me fanellën bardhezi, duke gjetur edhe katër gola. Ndërsa me kombëtaren e Zvicrës, Akanji numëron 41 ndeshje zyrtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore