Shqipëria

Mbretëria e Bashkuar i akordon “Çmimin e Ekselencës 2023” Policisë së Shtetit


Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar i ka akorduar Policisë së Shtetit të Shqipërisë Çmimin e Ekselencës 2023.

Kështu ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Sipas tij, çmimi vjen si vlerësim për përpjekjet dhe burimet e vendosura në bashkëpunimin me operacionet ndërkombëtare.

Balla ka theksuar po ashtu se bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese do ta çojë vendin në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

“Forcimi i bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri, Interpol, Europol, Eurojust, Frontex, agjencitë e vendeve partnere dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, ka theksuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore