Lajme

Mbretëria e Bashkuar akuzohet për braktisjen e 38 personave në Kanal


Shërbimet e shpëtimit të Kanalit anglez janë akuzuar se kanë braktisur 38 persona në një gomone në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

Çka ka vënë jetën e tyre në rrezik.

Rojet bregdetare franceze nga sindikata Solidaires Douanes pretendojnë se shërbimet e Mbretërisë së Bashkuar u kanë thënë atyre se do të fillonin një përpjekje shpëtimi.

Por më pas nuk arritën ta bënin këtë, duke i lejuar ata të ktheheshin në pjesën franceze të Kanalit.

Ky incident ka ndodhur më 2 janar, pretendon sindikata, me gomonen që arriti në pjesën e Mbretërisë së Bashkuar të Kanalit rreth orës 17:30 me orën franceze.

Menjëherë pas hyrjes në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, motori i gomones pësoi dëmtime.

Sindikata ka lëshuar një deklaratë duke dënuar autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për dështimin në shpëtimin e gomones, pasi që më parë i kishin marrë një angazhim rojes bregdetare franceze për ta bërë këtë.

Rémi Vandeplanque, një roje bregdetare franceze e përfshirë në operacionin e shpëtimit, ka thënë se situata ishte e paprecedentë.

“Kur filluam t’i ndiqnim ata ishin në ujërat franceze, atëherë ne i ndoqëm në ujërat britanike. Ata ishin Forca Kufitare, rojet bregdetare britanike. Ne folëm me ta në radio. Ata thanë se do të shpëtonin njerëzit në gomone”.

Po ashtu ka shtuar se gomonia u zhvendos përsëri në ujërat franceze dhe ata në bord u përpoqën të ktheheshin në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

Mirëpo, ata kishin vështirësi për shkak të rrymave, erës dhe dështimeve të GPS-it në telefonat e tyre.

Sipas deklaratës së postuar nga Solidaires Douanes, rojet bregdetare britanike braktisën 38 persona që po përpiqeshin të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar.

Dhe se incidenti ishte “një tragjedi që u shmang për pak” dhe se rojeve bregdetare franceze iu tha nga anija e Forcave Kufitare Typhoon se nuk kishte hapësirë për të marrë njerëzit.

Megjithatë, ata thanë se do të siguronin sigurinë e varkës dhe se një tjetër varkë shpëtimi ishte në rrugë.

“Ndihma nuk erdhi kurrë”, thuhet në deklaratë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore