Lajme

Mbretëresha Elizabeth tërhiqet nga Commonwealth Service


Mbretëresha Elizabeth nuk do të marrë pjesë te Commonwealth Service që do të mbahet të hënën e 14 marsit.

Kështu ka bërë me dije Buckingham Palace, për atë që do të ishte angazhimi i parë publik i 95-vjeçares që kur mjekët e këshilluan të pushonte.

Ajo është parë pak në publik që kur kaloi një natë në spital tetorin e kaluar për një sëmundje të paspecifikuar, pas së cilës u udhëzua nga ekipi mjekësor të pushonte.

Muajin e kaluar, ajo rezultoi pozitive me COVID-19. Po ashtu Buckingham Palace ka njoftuar se djali i saj dhe trashëgimtari Princi Charles do të shkonte për te ngjarja vjetore e javës së ardhshme të 54 kombeve që drejton.

“Pas diskutimit me familjen mbretërore, Mbretëresha i ka kërkuar Princit të Wells-it që të përfaqësojë Madhërinë e saj te Commonwealth Service në Westminster Abbey të hënën”, ka njoftuar Buckingham Palace.

Dhe se “Mbretëresha do të vazhdojë me angazhime të tjera të planifikuara në javën në vijim”.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore