Jetesë & Stil

Mbretëresha Elisabeth, nuk do të festojë ditëlindjen e 95-të


Mbretëresha Elisabeth II, bën 95-vjece,  vetëm pesë ditë pas vdekjes së Princit. Mbretëresha ka kërkuar të mos organizohen përshëndetjeje me armë, për të festuar ditëlindjen e saj.

Reporteri i ITV-së, Chris Ship, ka shkruar në Twitter, se kjo do të ishte hera e parë që mbretëresha bën një kërkesë të tillë gjatë mbretërimit të saj 68-vjeçar.

“Madhëria e saj ka kërkuar që të mos ketë masa speciale për të lejuar përshëndetjet me armë, pasi ajo nuk e ndjen këtë të përshtatshme në rrethanat aktuale.”-shkruan gazetari duke i’u referuar burimeve nga pallati Mbretëror.

Dita do të kalojë e qetë, me më pak njerëz rreth saj se zakonisht, pasi ajo është në izolim për t’u mbrojtur nga korona virusi.

Në fakt mbretëresha Elisabeth feston dy ditëlindje, ditëlindjen e saj të vërtetë që e ka me 21 prill dhe ditëlindjen zyrtare të shtunën e dytë të qershorit.

Një nga pjesët më të rëndësishme të festimit të ditëlindjes së mbretëreshës është një seri përshëndetjesh me armë që organizohet në tre vende, në Hyde Park, në kullën e Londrës si dhe e treta pranë shtëpisë së saj në Windsdor.

Planifikimi tashmë ka filluar për një festë katër-ditore në qershor 2022, duke përfshirë një festë ngjarje në të gjithë Komonuelthin.

Ndërsa mbretëresha ka vazhduar me një orar të ngjeshur deri më tani, ajo në vitet e fundit i ka dorëzuar më shumë nga rolet dhe përgjegjësitë e saj djalit të saj, Princit Charles dhe djalit të tij, Princit William. Philip.

Ajo nuk ka marrë parasysh vitet, ata se kanë penguar aspak për të bërë punën e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore