Lajme

Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë në QKUK


Foto: Albanian Post.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka bërë të ditur se Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës është mbingarkuar për shkak të vizitave emergjente që ka pasur në gjashtë muajt e parë të vitit 2023.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga ShSKUK-ja.

“19 mijë e 364 vizita emergjente pediatrike ka pasur për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, duke e bërë njërën nga klinikat më të ngarkuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

Nga ky shërbim është thënë se 3 mijë fëmijë janë spitalizuar.

“Prej tyre ka pasur 3 mijë e 400 fëmijë të spitalizuar për trajtim të mëtejmë, me mbi  25 mijë ditë shërimi për fëmijët, e po ashtu, 10 mijë vizita ambulantore, në profile të ndryshme pediatrike”.

Edhe në gusht të 2021, Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ishte mbingarkuar me fëmijë që po kërkojnë trajtim spitalor pothuajse në periudhë të ngjashme kohore si tani.

Nga ShSKUK-ja në 2021, ishte thënë se vetëm gjatë muajit korrik të 2021, në klinikën e Pediatrisë janë trajtuar mbi tre mijë raste.

Ndryshe, në të njejtën periudhë kohore QKUK-ja ishte mbingarkuar nga pacientët me COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore