Lajme

Mbi 80 mijë persona udhëtuan nga Aeroporti i Prishtinës dhe anasjelltas


Foto: Albanian Post.

Për një javë që nga liberalizimi i vizave për Kosovën, në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë janë realizuar mbi 83 mijë udhëtime vajtje-ardhje.

Lajmin për Albanian Post e ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara.

“83 mijë e 141 persona kanë udhëtuar përfshirë këtu vajtje ardhje, në këto shifra bëjnë pjesë edhe udhëtimet e diasporës”, tha Gara për AP.

Ndërsa, ka sqaruar se mbi 600 fluturime janë realizuar për 7 ditë.

“Në total janë 620 fluturime duke përfshirë 309 në ardhje dhe 311 nisje”.

Ndryshe, nga profesionist të shumtë liberalizimi i vizave për Kosovën është parë si paralajmërim për largimin e kuadrove profesionale në sektor të ndryshëm.

Papunësia, pagat e ulëta, shkollimi i dobët, çmimet e larta, mosvlerësimi i duhur këto ishin vetëm disa nga arsyetimet kur qytetarët pyeteshin përse po largohen.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda gjashtë muajsh në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo pavarësisht faktit se që nga viti 2018, Komisioni Evropian kishte konfirmuar disa herë që Kosova kishte përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por që disa shtete vazhdimisht kishin shprehur rezerva.

Nga profesionist të shumtë liberalizimi i vizave për Kosovën është parë si paralajmërim për largimin e kuadrove profesionale në sektor të ndryshëm.

Papunësia, pagat e ulëta, shkollimi i dobët, çmimet e larta, mosvlerësimi i duhur këto ishin vetëm disa nga arsyetimet kur qytetarët pyeteshin përse po largohen.

Të njëjtat arsyetime vazhdojnë edhe sot.

Përveç lumturisë, pas 12 vjetësh që ndodhi liberalizimi i vizave, ky moment historik padyshim se do të sjellë edhe një frymë të re me ndryshime në Kosovë.

Hiqen vizat për Kosovën në zonën Schengen

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore