
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se i ka të palosura mbi 700 milionë euro në llogari bankare, derisa shumë të rinj po largohen nga vendi.
“700 – 800 milionë euro po rrinë, rinia në Kosovë po largohet, rrogat i kemi të vogla. Prej 2008 e deri më sot nuk ka qeveri në Kosovë që i ka humbur më shumë buxhetit të Kosovës se kjo për 1 vit”, tha Limaj në emisionin Oxygen.
Tash kur Kosova përballet me inflacionin, Limaj ka pyetur se “a keni parë në këtë vit diçka duke u ndërtuar në Kosovë?”.
“Kjo Qeveri është keqpërdoruesja më e madhe deri më sot. Kjo qeveri ka keq menaxhuar buxhetin e Kosovës”.
“Qeveria është për të investuar dhe shpenzuar paranë. Qeveritë maten nga aftësia për të shpenzuar paratë. Një kryeministër i mirë në fund matet me buxhetin”, shtoi ai.
Sipas Limajt, Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk e ka shpenzuar buxhetin e vet në shpenzime kapitale.
“Ata njerëz nuk dinë me marr vendime ose nuk kanë guxim. Por, ka mundësi që nuk kanë pas as plan”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shtetet e Bashkuara: Një orka do të kthehet në oqean pas më shumë se 50 vitesh robëri
-
Kurti përkujton 24 vjetorin e dëbimit të dhunshëm të banorëve të Prishtinës: Republika e Kosovës dhe populli i saj nuk harron asnjëherë dhe nuk falë askë!
-
BE-ja ka miratuar një ilaç danez për humbje peshe për adoleshentët
-
Joseph: Moszbatimi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi fitore e Rusisë dhe Kinës