Euro 2024

Mbi 50 mijë shqiptarë në stadium/ Shqipëria e ka fituar Europianin e saj, thotë Rama


Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë në Dortmund në ndeshjen ndaj Italisë.

“50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në mediat sociale.

Sipas tij, Shqipëria e ka fituar Europianin e saj, nuk ka rëndësi rezultati i ndeshjes me Italinë.

“Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, ka shtuar ai.

Duka: Në Gjermani nuk kemi ardhur vetëm për të luajtur, por për të fituar

Biletat për ndeshjen me Italinë raportohet se janë shitur.

Interesi i shqiptarëve ka qenë i madh jo vetëm për ta parë ndeshjen në stadium, por edhe për ta ndjekur atë në fan zona-t e ngritura në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore