Lajme

Mbi 1 mijë të punësuar nga Turqia dhe mbi 700 të tjerë nga Bangladeshi në Kosovë


REUTERS/Fatos Bytyci

Institutit për Studime të Avancuara (GAP), përmes një raporti ka bërë të ditur se Kosova ka lëshuar mbi 3 mije leje të punës për shtetasit e huaj përgjatë vitit 2023.

GAP, përmes disa statistikave të publikuara ka theksuar se më shumti leje të punës kanë marrë shtetasit nga Turqia dhe Bangladeshi.

1,004 figuron të jetë numri i të punësuarve nga Turqia, 722 nga Bangladeshi, 465 nga Serbia, 440 nga Shqipëria, 211 nga Maqedonia e Veriut, 144 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 70 filipinë, 61 nga Gjermania, 43 nga Mali i Zi dhe 36 nga Itali.

Aleanca Kosovare për Biznes (AKB), kishte konsideruar se punëtorët nga këto vende, po e shfrytëzojnë Kosovën vetëm si vend transit.

Ndërsa, nga Shoqata e Gastronomeve kishin thënë se të huajt madje kishin filluar edhe të mësojnë gjuhën, për t’u adoptuar në punë.

Nga 1 janari i 2024-ës, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen.

Por, frika e largimit të kuadrove për punë dhe mundësi jashtë Kosovës posa të mundësohet udhëtimi pa viza, po del të jetë me bazë në shumë prej sektorëve të ekonomisë në Kosovë, por jo vetëm.

Papunësia, pagat e ulëta, shkollimi i dobët, çmimet e larta, mosvlerësimi i duhur këto ishin vetëm disa nga arsyetimet kur qytetarët pyeteshin përse po largohen.

Të njëjtat arsyetime vazhdojnë edhe sot.

Përveç lumturisë, pas 12 vjetësh që ndodhi liberalizimi i vizave, ky moment historik padyshim se do të sjellë edhe një frymë të re me ndryshime në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore