Vende

Mbetëria e Bashkuar, rendit Shqipërinë ndër destiancionet kryesore për t’u vizituar


Mbetëria e Bashkuar, rendit Shqipërinë ndër destiancionet kryesore për t’u vizituar.

Në të përditshmen “The Telegraph” ajo ka publikuar  listën e vendeve ku mund të udhëtohet për pushime. Shqipëria me plazhet e saj renditet një ndër tre destinacionet e para të kësaj vere për turistët britanikë, bashkë me Maltën dhe Portugalinë.

Ekspertët e turizmit e renditin vendin tonë si një parajsë e pa zbuluar.  Ndërsa vende si Greqia, Mali i Zi apo Kroacia së fundmi kanë qenë ndër vendet më të frekuentuara, Shqipëria është një vend i padëgjuar për shumë britanikë.

Simon Calder eskpert i turizmit britanik, e përshkruan  Shqipërinë si një vend ideal për pushime, duke theksuar edhe zhvillimin që ka marrë së fundmi.

Me një vijë bregdetare 265 milje, dhe e prekur nga dy detet Jon dhe Adriatik, Shqipëria duhet të vizitohet sa më shumë sipas tij.

“Edhe pse Shqiptarët janë koshient për bukurinë e vendit të tyre. Ky vend vijon të jetë i padëgjuar për të huajt”, thotë Calder.

Ai thekson faktin se , nga 17 maji Anglia do t’i lejojë shtetasit e saj të udhëtojnë në ato vende që nuk cilësohen zona të kuqe të pandemisë, pa pasur nevojën e karantinës, megjithëse do të aplikohen teste para dhe pas nisjes.”

E ndërsa paralajmëron britanikët që të përmbajnë entuziazmin, pasi shumë vende do të jenë të paarritshme, Calder tha për “Expres.co.uk” se janë tre destinacionet më të mëdha të plazhit të mundshme, Malta, Portugalia dhe Shqipëria.

Përshtatur nga “The Telegraph” për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore