Shqipëria

Mbeten të bllokuar një grup turistësh të huaj në Kanionin e Langaricës


Në Përmet mësohet se një grup turistësh të huaj kanë mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës.

Deri më tani bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne të 25 shtatorit.

Sakaq, emergjencat civile në Përmet kanë vënë alarmin për reshjet intesive dhe daljen nga shtrati të lumit të Langaricës.

Ndërkohë për kërkimin, shpëtimin dhe dhënien e ndihmës për në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore