
Kylian Mbappe-s i është bërë një video duke imituar gjestin kontrovers të Emiliano ‘Dibu’ Martinez pas marrjes së çmimit të “Dorezës së Artë” në Kupën e Botës, duke vendosur trofeun për portierin më të mirë të turneut para zonës së tij gjenitale gjatë festimeve të Argjentinës pasi mundi Francën në finale.
Gjesti i Mbappe-s u regjistrua në dalje të kampit stërvitor të Paris Saint-Germain dhe u bë shumë shpejt viral në rrjetet sociale.
Pas Kupës së Botës, sulmuesi i PSG-së u pyet për festimin e komentuar të Argjentinës pas fitimit të trofeut.
“Festimi nuk është problemi im”, tha Mbappe. “Nuk ka nevojë të harxhoni energji për gjëra të padobishme”.
Martinez, heroi i Argjentinës në gjuajtjen e penalltive, shpjegoi në ‘La Red’ arsyen e festës së tij të çuditshme.
“E bëra sepse francezët po brohorisnin kundër meje”, tha Martinez.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zgjerimi i BE-së është imperativ gjeopolitik për sigurinë, thotë Gjermania
-
Kosto të larta të marrëveshjes, Italia po mendon për video-konferenca për dëgjimet e emigrantëve
-
Ukraina “nuk do të tërhiqet” kundër Rusisë, pasi ajo kërkon mbështetjen e Perëndimit
-
Lajçak e informon Sarrazin-in për zhvillimet e fundit në dialog