Shqipëria

Mbanin armë pa leje, arrestohen shtetasit në Lezhë dhe Korçë


Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 37-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet, në qytetin bregdetar Lezhë, të shtunën e 24 korrikut.

Sipas njoftimi të policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet me drejtues shtetasin E.L., në çantën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Ndërsa Policia e Korçës, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. Sh., 32 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë.

Ndërsa policia e Korçës ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me nëntë fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore