Lajme

MB: Pretendimet ruse të spiunazhit për diplomatët e dëbuar nga Moska janë ‘të pabaza’


Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se pretendimet e bëra nga shërbimet ruse të sigurisë për gjashtë anëtarë të stafit diplomatik britanik që ka dëbuar nga Rusia janë “të pabaza”.

Në një deklaratë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se “akuzat e bëra sot nga FSB ndaj stafit tonë janë krejtësisht të pabaza”.

“Autoritetet ruse revokuan akreditimin diplomatik të gjashtë diplomatëve të Mbretërisë së Bashkuar në Rusi muajin e kaluar, pas veprimeve të ndërmarra nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në përgjigje të aktivitetit të drejtuar nga shteti rus në të gjithë Evropën dhe në MB. Ne nuk kërkojmë falje për mbrojtjen e interesave tona kombëtare”.

Njoftimi se Rusia evokoi akreditimin e gjashtë diplomatëve britanikë në Moskë me akuza për spiunazh erdhi ndërsa Keir Starmer po zbarkonte në Washington për të diskutuar për lejimin e Ukrainës të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi thellë brenda territorit rus.

Agjencia e sigurisë FSB tha të premten se kishte marrë masën pas zbulimit të dokumenteve që tregonin se një pjesë e Ministrisë së Jashtme po ndihmonte në koordinimin e asaj që e quajti “përshkallëzimin e situatës politike dhe ushtarake’ në Ukrainë.

The Guardian shkruan se masa është bërë disa muaj më parë, pasi policia Metropolitane akuzoi një grup britanikësh për planifikimin e një sulmi zjarrvënës kundër bizneseve të lidhura me Ukrainën në emër të shtetit rus.

Por kjo u njoftua vetëm në një deklaratë të premten në mëngjes.

Mediat ruse kanë emëruar dhe publikuar fotografi të gjashtë anëtarëve britanikë të stafit diplomatik.

Rusia revokon akreditimin e diplomatëve britanikë që i akuzon për spiunazh

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore