Lajme

MB/Mutacionet e virusit janë më të rrezikshme se ai vetë


Shëndeti Publik anglez, ka njoftuar ditën e hënë, se varianti i ri i virusit ka pësuar një mutacion që e bën më të vështirë efektin e vaksinimit mbi të.

Varianti, i njohur si “B.1.1.7” u shfaq në fund të vitit në juglindje të Anglisë, dhe që atëherë është përhapur me shpejtësi.

Eksperimentet e zhvilluar në epruveta tregojnë se disa prej mutacioneve e ruajnë Coronavirus-in në qeliza.

Që nga zbulimi i këtij varianti në Britani, ai është raportuar dhe në 72 vende të tjera të botës.

Në analizën e tij të fundit, Shëndeti Publik anglez vlerësoi se shkalla e infeksionit të variantit është 25% deri në 40% më i lartë se ai i formave të tjera.

Disa prova paraprake sugjerojnë se mund të shkaktojë edhe më shumë vdekje.

Kurdoherë që këto variante infektojnë një mori dhe shumëzohen, ka një shans të vogël që ata të fitojnë edhe një mutacion tjetër.

Shumica e mutacioneve nuk shqetësojnë shumë, por shkencëtarët janë  të shqetësuar se këto variante tashmë të rrezikshme mund të evoluojnë në forma më të frikshme.

Mutacionet që po pëson virusi e bën edhe më të vështirë shpjegimin për efektet që ai mund të ketë.

Shqetësimi i shkencëtareve për mutacionet e virusit është shmangia nga sistemin imunitar. Kjo do të thotë se njerëzit që e kanë kaluar janë akoma të prekshëm për tu ri-infektuar.

Përse është shqetësues varianti britanik?

Variante të reja ka pasur që nga momenti që coronavirus-i u shfaq për herë të parë në Kinë afro një vit më parë. Viruset pësojnë mutacione, apo shfaqin ndryshime të ndryshme gjatë riprodhimit dhe përhapjes në popullatë.

Varianti britanik përmban mbi 20 mutacione, tetë prej të cilave  i shërbejnë virusit për të infektuar qelizat e njeriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore