Shqipëria

Matura: Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë


Të martën e 22 qershorit, për të gjithë maturantët e vitit shkollor 2020-2021 janë zbuluar dhe rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Më herët, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nxori dhe rezultatet e provimit të parë, asaj të gjuhës së huaj.

Kujtojmë se provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ishte i dyti në radhë.

Maturantët mbeten në pritje të rezultateve të provimit të Matematikës dhe lëndëve me zgjedhje.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të martën e 15 qershorit, zbardhi vendimin për sa i përket uljes së kufirit minimal të pikëve për çdo notë në testin e matematikës në Maturën Shtetërore.

Ky vendim erdhi pasi mijëra maturantë, një ditë pas testimit, më 12 qershor, dolën në protestë pranë MASR-së.

Ndër thirrjet kryesore të maturantëve ishin se “Duam drejtësi” dhe “Ulni pikësimin”.

Akuza janë hedhur mbi organet kompetente, për hartimin e testeve. Sipas nxënësve, ato janë kopjuar nga teste online të Cambridge-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore