Sport

Matteo Musacchio pranë Lazio-s


Qendërmbrojtësi i Milan-it, Matteo Musacchio pritet të jetë së shpejti një futbollist i Lazio-s. Klubet janë pranë akordit dhe gjithçka mund të mbyllet me sukses.

Musacchio nuk pati shumë shkëlqim me fanellën e Milan-it. Ndryshe nga çfarë tregoi tek Villarreal-i argjentinasi u bë zgjedhja e fundit për Pioli-n.

30-vjeçari argjentinas ka vetëm gjashtë muaj kontratë me Milan-in dhe kjo ndikon ndjeshëm në uljen e vlerës së kartonit të tij.

Argjentinasi me orgjine arbëreshe do të rriste konkurencën në prapavijën e lacialëve. Aktualisht në mbrojtjen e Lazio-s, lojtarët që kanë bindur më shumë janë Francesco Acerbi dhe Luiz Felipe./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore