Shqipëria

Mashtroi 4 persona duke ju marrë 570 mijë euro, lihet në burg Milena Deraj


Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Milena Derajn e cila akuzohet se ka mashtruar 3 shtetas (familjarë), pasi iu mori disa herë, shuma të mëdha parash.

Ajo i mashtronte se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor.

Në seancë ajo ka pretenduar se është kërcënuar nga 4 banda për mos mbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjashtme.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V., pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur shtetasen M. D., për kthimin e parave.

Nga veprimet e thelluara hetimore është dokumentuar edhe një rast tjetër mashtrimi i kryer nga shtetasja M. D., e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 mijë euro, një shtetaseje, duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari.

U mori para 3 personave duke i mashtruar për një gjyq, vihet në pranga 30-vjeçarja në Tiranë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore