Lajme

“Masa e orës policore gjatë festave të fundvitit duhet të hiqet në tërësi”


Prishtina/Kosova

Masat e reja anti-Covid të aplikuar nga Qeveria e Kosovës, jo të gjitha janë të pranueshme dhe të duhura për Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Kryetari i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi, ka thënë se në përgjithësi i përkrahin masat e qeverisë, përveç asaj të vazhdimit të orës policore gjatë festave të fundvitit.

“Kemi edhe argumente shkencore, siç është çështja e orës policore dhe bartja e maskës për personat të cilët lëvizin vetëm në ambient të jashtëm apo për personat që janë të imunizuar”, ka thënë Ibrahimi.

Sipas Ibrahimit “gjatë festave të fundvitit masa e orës policore duhet të largohet në tërësi”.

“Kërkojmë edhe nga diaspora që besojmë se do të vijë në masë të jashtëzakonshme, që të vijnë të vaksinuar, në mënyrë që të kemi një fundvit të suksesshëm”.

“Besojmë që vetëdija e qytetarit në Kosovë, por edhe jashtë saj, është në nivel të tillë që të vaksinohen apo të imunizohen, sepse po shihet që vetëm vaksinimi apo imunizimi është arma e vetme që po lufton parandalimin e përhapjes së COVID-19”, tha ai për kosovapress.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore