Përballje

Marseille eliminon PSG-në nga Kupa e Francës


Ndeshja e fundit e së mërkurës në Kupën e Francës mes Marseille dhe Paris Saint Germain përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultar 2:1.

Me këtë fitore, Marseille eliminoi PSG-në nga Kupa e Francës.
Dueli ishte i baraspeshuar ku të dy skuadrat kishin mundësi të shumta shënimi.
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 31-të nga Marseille me anë të Alexis Sanchez nga penalltia.
Pak para përfundimit të pjesës së parë PSG barazuan rezultatin me anë të Sergio Ramos.
Në pjesën e dytë, në minutën e 57-të, Ruslan Malinovsky shënoi golin e fitores për Marseille.
Në fund të ndeshjes PSG kishin disa mundësi të mira por nuk i shfrytëzuan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore