Sport

Marrëveshjet më të gjata për sponsorizimin e fanellave në futboll


Marrëveshjet e ekipeve me kompani të ndryshme për vendosjen e emrit të tyre në fanellat e ekipeve janë ndër metodat më të njohura të marketingut në botën e sportit.

Por, cilat janë marrëveshjet më jetëgjata përsa i përketë sponsorave në fanella?

10- RB Leipzig – Red Bull, 2009 – vazhdon.

Klubi u ble nga Red Bulli në vitin 2009 dhe që nga ajo kohë sponsorizon klubin gjerman.

9- Manchester City – Etihad, 2009 – vazhdon.

Kur Grupi Abu Dhabi bleu klubin e Manchester City-t në vitin 2008, bën ndryshime të mëdha në klub. Etihad ka qenë sponsori kryesor që nga viti 2009, të cilët mbajnë edhe të drejtat e emrit të stadiumit.

8- FC Koln –  Rewe, 2007 – vazhdon.

Klubi gjerman i Koln-it ka një partneritet të qëndrueshëm me kompaninë e udhëtimit dhe turizmit, Rewe, që nga viti 2007. Ajo është kompania kryesore e turizmit në Gjermani dhe në 2016 arriti një xhiro totale prej 54 miliardë eurosh.

7- Schalke – Gazprom, – vazhdon.

Gjermanët e tjerë, Schalke, ka partneritet me Gazprom-in që nga 2007. Në 2009 arritën në gjysmë finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa në 2021 janë me një këmbë për të rënë nga kategoria. Por, gjithsesi partneriteti vazhdon.

6- Rennes – Samsic, 2006- vazhdon.

Skuadra franceze ka që nga 2006 marrëveshje me Samsic-un, e cila do të vazhdojë deri në 2024, me një vlerë rreth 2.5 milionë euro në vit.

5- Arsenal – Emirates, 2006 – vazhdon.

Topçinjtë e Londrës kanë marrëveshje sponsorizimi me kompaninë e famshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Emirates. Gjithashtu edhe stadiumi i tyre mban të njëjtin emër.

4-Napoli – Lete, 2005 – vazhdon.

Italianët e Napoli-t e kanë pasur Lete-n pjesë të fanellave të tyre që nga viti 2005 dhe tashmë marka e ujit të pijshëm është sinonim i klubit.

3-Bayern Munich – T-Mobile, 2002 – vazhdon.

Ekipi më i suksesshëm gjerman dhe një nga më të mirët në kontinent, Bayern-i, ka pasur marrëveshje sponsorizimi me kompaninë telefonike T-mobile që nga viti 2002.

2-Inter Milan – Pirelli, 1995 – vazhdon.

Zikaltrit kanë 26 vite që mbajnë në pjesën e përparme të fanellës së tyre, emrin e kompanisë Pirrelli. Fundi i këtij sezoni do të shënojë edhe përfundimin e kësaj marrëveshje kaq jetëgjate.

1-Wolfsburg – Volkswagen, 1991 – vazhdon.

Partneriteti më jetëgjatë në historinë e futbollit është ai midis Wolfsburg-ut dhe Volkswagen-it. Që nga 1991 kompania është pjesë e fanellës së ekipit gjerman.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore